Spasovski: Është përgjegjësi politike që të mundësohet funksionimi i Kuvendit

Kryeministri Oliver Spasovski, gjatë inbtervistës së tij për Faktor, tha se është logjike dhe përgjegjësi politike që të veprohet në mënyrë adekuate dhe të mundësohet funksionimi i Kuvendit, nëse është e nevojshme, njofton Portalb.mk.

“Pres që të gjitha subjektet politike të jenë në krye të përgjegjësisë dhe të sjellin vendim në interes të shtetit dhe të qytetarëve, dhe jo të udhëhiqen nga kalkulimet partiake. Ne jemi pushtet tërësisht demokratike, ndërsa në demokraci është normale që Qeveria të kontrollohet nga Parlamenti dhe ne nuk kemi problem me atë. Këto janë kohëra që qytetarët do t’i mbajnë mend, ndërsa edhe të gjithë ne, që do të shkruaj edhe historia kush ka qenë në krye të detyrës dhe kush është fshehur apo ka menduar në interesa personale, partiake apo të tjera”, tha Spasovski.

I pyetur nëse do të shfrytëzojnë thirrjen e Kuvendit, që të sillet vendim për zgjedhje të shpejta në qershor, Spasovski tha se në këtë moment për Qeverisë, prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe menaxhimi i krizës shëndetësore.

Grupi parlamentar i LSDM-së, ka dorëzuar në Kuvend nënshkrimet e mbledhura për iniciativën që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi të thirr seancë parlamentare.Qëllimi i deputetëve të LSDM-së, është që Kuvendi të konfirmoj vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dy herë radhazi.

Xhaferi, akoma nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button