Mickoski kërkoi takim liderësh

Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski kërkoi që presidenti Stevo Pendarovski të thirr takim të ri liderësh për të gjetur rrugëdalje, për siç thotë, “gjendjen e krizës në të cilën gjendet shteti”, njofton MIA,  transmeton Portalb.mk.

Mickoski intervistën për emisionin “360 gradë” në TV Alsat, bëri thirrje për takim liderësh duke thënë se duhet parë se cili është qëllimi i iniciativës për të mbledhur përsëri Kuvendin e shpërbërë.

“I bëj thirrje presidentit sa më shpejt që të mos krijojë tensione të panevojshme në publik, të mos kundërshtojmë pozicione dhe të kapërcejmë veten dhe të shohim kush është më i zoti ose më i dukshëm, kështu që ata janë kundër nesh për të mos e ngarkojmë publikun. Njerëzit janë mjaft të ngarkuar me atë që na ndodhi me pandeminë dhe gjithë rrezikun ekonomik në të cilin jetojnë qytetarët, eja le të ulemi dhe të realizojmë takim liderësh dhe të hapim kartat”, tha Mickoski.

Deputetët e LSDM, PRSD, PLD, Aleanca për Shqiptarët, PDSH, Besa, Alternativa dhe deputetë nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së, kanë dorëzuar kërkesë në Kuvend për të thirr seancë urgjente të Kuvendit për të konfirmuar vendimet e shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Kovid-19 nga ana e presidentit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button