Ambasadorja e Greqisë në takim përshëndetës me ministrin Poposki

Sot për vizitë përshëndetëse, ministri Poposki priti ambasadoren e Greqisë, Aleksandra Papadopulo.

Në takimin, shefja e diplomacisë theksoi se interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë dhe të rajonit në tërësi është integrimi sa më i shpejtë në strukturat evroatlantike dhe evropiane, dhe në kontekst është e nevojshme mbështetje e hapur edhe nga Republika e Greqisë.

“Republika e Maqedonisë është tërësisht e përkushtuar ndaj idesë për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian, theksoi Poposki dhe në këtë drejtim shprehu pritje se edhe Republika e Greqisë do t’i vlerësojë përpjekjet që Republika e Maqedonisë i investon në këtë plan, qëndron në kumtesën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button