Kosovë, me 34 raste të reja, shkon në 703 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar 34 raste të reja të diagnostikuara pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndër të cilët deri më tani 19 kanë vdekur dhe 162 të tjerë janë shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është raportuar ndonjë vdekje e re, por 3 pacientë të rinj janë shëruar, duke e çuar në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në vend.

Rastet e reja të diagnostikuara pozitive me koronavirus janë raste kontakti, nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat Komuna e Gjilanit prin me numrin më të madh të të diagnostikuarve pozitivë me COVID-19.

IKSHPK njofton se sot janë kryer 263 teste të dyshimta për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend deri më tani është 5.890.

Nga ky institut përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve pozitive me koronavirus, si dhe kontaktet e kontakteve, duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button