INAT ÇAPKËNËSH

Mbi gjunjët e mia rëndon koka jote.

Sonte, në këtë natë acari

sërish na kryqëzohen shikimet

teksa larg botës i mbjellim ëndrrat

dhe njëri-tjetrin e quajmë figurë antike.

Ti në mua sodit dashuri përjetësie,

ndien këtu alter-egon tënde.

Unë kërkoj të arratisem,

të bëhem mike me djallin e agimeve,

ta lë dhomën ku frymon ti,

ta lë kullën e sonës dashuri

e me verë të dehem për ta harruar jetën.

Ti s’më lejon ta hedh hapin,

dashuron inatin tim…

Shpirti im

a kështu do na rrëshqasë jeta?

 

Autore: Adelina XHAFERI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button