Nuk mjafton të prezantohet vetëm njëra anë e storjes

Burimi: KriThink

[Recension: Apostoloska Filipçes: As mjek nuk më ka kotrolluar, as terapi kam marrë, thjesht më izoluat që të mos më infektoj të tjerë]

Teksti që e recensojmë është jo i plotë, nuk jep informacion të mjaftueshëm, e jep vetëm njërën anë të storjes dhe kështu krijon një pasqyrë të rreme në publik.

.

Linku deri te artikulli origjinal:Apostoloska Filipçes: As mjek nuk më ka kotrolluar, as terapi kam marrë, thjesht më izoluat që të mos më infektoj të tjerë

Data dhe koha e publikimit: 21.4.2020

Data e recensionit: 23.4.2020

Recenzues: Ana Anastasovska

 

Në fakt, artikulli transmeton një status në Twitter të tetovares Natasha Apostoloska, babai i së cilës vdiq nga koronavirusi. Ajo dhe nëna e saj u testuan pozitive për virusin dhe u vendosën në izolim.

Zyrtarisht e shëruar nga virusi Covid-19. Por, Filipçe dhe MSh nuk më keni shëruar, terminologji e gabuar, thjesht më izoluat që të mos infektoj të tjerë, shkruan Natasha Apostoloska nga Tetova në “Twitter”.

As mjek nuk më ka kontrolluar, as terapi nuk kam marrë gjatë këtyre 28 ditëve në izolim! – shton ajo.

Në statusin e postuar në Twitter, Apostolloska reagon se as mjek e ka kontrolluar, as i kanë përshkruar terapi gjatë izolimit të saj 28-ditor. Dhe teksti përfundon këtu. Pastaj nuk je përgjigje në asnjë pyetje. Çfarë simptomash ka pasur Apostolloska? A ka pasur pasqyrë të lehtë apo të rëndë klinike? A ka thirrur ndonjë mjek dhe a e ka monitoruar gjendjen e saj? A ka pasur nevojë të shtrohet në spital, mirëpo nuk është shtruar?

Teksti transmeton vetëm kritikën e saj për autoritetet shëndetësore në dy fjali dhe aq.

Por, nëse shihen komentet poshtë statusit të saj, do të shihet diçka tjetër. Së pari, Apostolloska, siç shkruan edhe vetë ajo, ishte këshilluar nga një mjek që të marrë vitaminë C dhe shumë lëngje, ndoshta për shkak se ka pasur simptoma të lehta.

.

Pastaj, ajo vetë shkruan se çdo ditë i është paraqitur mjeku amë dhe i ka parashtruar pyetje të ndryshme në lidhje me gjendjen e saj, që do të thotë se nuk është e vërtetë se ajo nuk është kontaktuar nga ndonjë person shëndetësor.

.

Siç ka përmendur në disa raste edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, pacientët me koronavirus që nuk kanë pasqyrë të rëndë klinike trajtohen në shtëpi dhe monitorohen nga mjeku amë.

Çdo storje ka gjithmonë dy anë dhe detyra e gazetarit është t’i prezantojë të dyja anët, në mënyrë që të mos krijojë konfuzion midis lexuesve dhe të mos manipulojë, siç është bërë në këtë rast. Në këtë artikull nuk e kemi anën e dytë, por kemi një keqpërdorim të vrazhdë të statusit të dikujt në Twitter për të fituar pikë politike.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button