Mjekët amë do të ushtrojnë kujdestari gjatë fundjavës në poliklinika

Ekipe të kujdestarisë të mjekëve amë që kanë lidhur marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor nga ky muaj do të mbajnë kujdestari  gjatë fundjavës në poliklinikat e Shkupit, kumtoi Fondi për sigurim shëndetësor.

Ekipe të tilla do të formohen në poliklinikat, Çair, Shuto Orizare, Bit Pazar, Jane Sandanski, poliklinika Draçevë, Gjorçe Petrov dhe poliklinika Çento, në dy ndërrime prej ora 7 e 30 deri në ora 19e 30.

“Qëllimi parësor i këtyre kujdestarive është t’u ofrohet mbrojtje shëndetësore të siguruarve të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore veçmas për gjendjet akute siç janë dehidrimi , gjendje me temperatura të larta, me shtypje të lartë, kokëdhembje, ngulfatje, lëndime dhe ngjashëm.

Është paraparë që mjekët kujdestarë të mund të shkruajnë receta në 12 gjenerikë të barnave që janë barë e Fondit”, deklaroi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Jovan Gërpovski.

Lista e mjekëve kujdestarë do të shpallet në internet faqën e FSSH dhe Shoqatën e mjekëve privatë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button