Futbollisti tjetër shqiptar afër Hellas Veronës

Pas vetëm një sezoni te Verona ku arriti të spikaste me paraqitjet e tij positive, Amir Rrrahmani në verë do t’i japë lamtumirën Hellas-it për të kaluar te Napoli që pagoi në janar 14,5 milionë euro për kartonin e tij dhe e la në huazim deri në fund të sezonit te Verona.

Por mesa duket klubi i presidentit Maurizio Setti është i fiksuar pas lojtarëve shqiptarë. Verona kërkon ta zëvendësojë kapitenin e Kosovës me një tjetër lojtar shqiptar.

Sipas mediave në Itali, ashtu siç bëri me Rrahmanin që e mori nga kampionati kroat, klubi veronez ka nisur të interesohet për të blerë nga Hajduk Split kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, kartoni i të cilit vlerësohet nga faqja e specializuar transfermarkt, transmeton SS. Në verë nga Verona pritet të largohet edhe talenti tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por Verona kërkon të vazhdojë traditën e mirë që ka me lojtarët kuqezi dhe tashmë synon e afrimin e Ismajlit që është gati për këtë hap madhor në karrierën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button