Konjufca në OKB raportoi për të pagjeturit, Ukshin Hotin, fushatën serbe për ç’njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca është përballur Ivica Daçiqin, ministër i Jashtëm në Serbi, në komunikimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Aty, Konjufca ka përmendur fushatën e egër të Serbisë në krye me Daçiqin në tërheqjen e njohjeve për Kosovën, nga shtetet anëtare të OKB-së. Në fjalimin e tij, Konjufca ka theksuar që Pavarësia e Kosovës është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Me video paraqitje, siç edhe u mbajt ky takim sot, Konjufca duke përmendur që disa shtete anëtare nuk e njohin ende Pavarësinë e Kosovës, u bëri thirrje të gjithëve që të bëjnë atë.

Ai tha se në këtë mënyrë do të respektonin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të mbështesnin paqen në rajon, raporton kp.

“Ne nuk e kemi dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare pyetjen për Pavarësisë së Kosovës, e ka dërguar Serbia. Është qëndrim hipokrit të kërkohet nga gjykata dhe mos të respektohet përgjigja e cila u është dhënë”, tha Konjufca.

Konjufca tha se marrëdhëniet e vështira me Serbinë mund të përmirësohen vetëm me dialog të sinqertë dhe të barabartë.

“Marrëdhëniet e shtetit tonë me Serbinë vazhdojnë të jenë të vështira, qeveria është e bindur që marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm me dialog të sinqertë e të barabartë. Për të krijuar një mjedis të tillë, qeveria ka vendosur të tërheq tarifën qind për qind, kemi marrë hapa gradual të reciprociteti për të adresuar barriera tarifore që Serbia i ka bërë për mallrat tona. Serbia duhet t’i ulë barrierat”, tha ai,

Ndër të tjera, Konjufca ka thënë se rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit ka pasur qëllim ndaljen e spastrimit etnik të popullit të Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, tani është një periudhë tjetër kohore dhe UNMIK duhet të përfundojë mandatin e tij.

Ministri i Jashtëm përmendi të zhdukurit në Kosovë, profesor Ukshin Hotin dhe mijëra gra të dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë, për çka edhe kërkoi drejtësi.

Ai i përmendi Daçiqit fushatën për tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

“Dialogu ynë quhet dialog për përmirësim të dy shteteve, mirëpo Daçiqi po shkon të disa shtete duke i mashtruar ata, që po flasim për statusin. Kjo nuk është e vërtetë dhe kemi kërkuar nga Serbia që të ndërprejë këtë fushatë”,

Konjufca tha se Pavarësia e Kosovës është faktori i paqes dhe stabiliteti në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button