Parlamenit studentor kërkoi bursë studentore sociale afatshkurtër për studentët e goditur nga kriza

Parlamenti studentor universitar i Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, kërkoi që të gjithë studentët e prekur nga kriza financiare të ndihmohen me bursë studentore sociale  prej 6000 denarësh, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Parlamenti Studentor, Borjan Eftimov, në pres konferencën e sotme kërkoi po ashtu, që të ndahen pajisje për të gjithë ata studentë që kanë nevojë për ndjekjen e ligjëratave online.

“Ne fokusohemi në masa afatshkurtra dhe afatmesme të cilat do të ndihmojnë financiarisht studentët. Në lidhje me masat afatshkurtër, kërkojmë sjelljen e bursës së jashtëzakonshme sociale, sipas stipendisë sociale që e ndan Ministria e Arsimit për familjet që janë të goditura nga kriza, të cilët mbajnë studentë dhe kanë të ardhura më të vogla se të ardhurat mesatare, përkatësisht më pak se 14.000 denarë në anëtar të familjes, ndërsa mbajnë student”, deklaroi Eftimov.

Ky parlament studentor po ashtu, ka ngritur iniciativë për mbledhjen e të dhënave për studentë të cilët nuk disponojnë me pajisje për ndjekjen e ligjëratave dhe kërkojnë donator i cili do t’i siguroj pajisjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button