SPB Tetovë për Portalb: Personi që u arrestua dje në Tetovë është nga Studeniçani i Shkupit

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, për Portalb.mk ka dhënë sqarim në lidhje me videon e shpërndarë nëpër rrjetet sociale në të cilën, derisa arrestohet një qytetarit në Tetovë, dëgjohet një krismë.

“Dje (23-prill) në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e kanë privuar nga liria V.F.(37) nga fshati Studeniçan i Shkupit, për të cilin është shpallur urdhërarrest qendror për vuajtje të dënimit me burg prej 6 vjet, për arsye se ka kryer vepër penale  “tregti me njerëz”. Para se të privohet nga liria V.F. ka bërë përpjekje për të ikur me ç’rast nëpunësi policor i SPB-së Tetovë, ka gjuajtur një plumb paralajmërues në ajër”, thonë nga SPB Tetovë

I arrestuari, ashtu siç thonë nga Policia, është mbajtur në stacionin policor Tetovë, prej ku edhe është dërguar dhe dorëzuar për vuajtje të dënimit me burg në burgun e “Idrizovës” në Shkup.

Një video amatore nga arrestimi i personit në fjalë bëri bujë nëpër faqe të ndryshme të internetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button