Veles, një tren ngarkues u ndesh me një automjet, u lëndua rëndë një 19-vjeçar

Treni ngarkues, i cili qarkullon në linjën Veles – Prilep, sot në mëngjes në orën 06:40 në vendkalimin rrugor afër hyrjes së ish-fabrikës për porcelan “Porcelanka” afër Velesit, u ndesh me auto mjetin e udhëtarëve “folksvagen golf”, me targa të Prilepit, i drejtuar nga 19-vjeçari A.XH. nga fshati Sogle, Komuna e Çashkës.

Vozitësin, i cili edhe vetë ishte zjarrfikës, nga automjeti i shtypur e kanë nxjerrë zjarrfikësit nga NJTZ Veles, ndërsa me intervenim urgjent nga ekipi i Ndihmës së shpejtë janë konstatuar lëndime të rënda në kokë, dhe në gjendje të vetëdijshme është dërguar në Qendrën urgjente të IPSH Spitlai i përgjithshëm në Veles.

Ekipi i SPB Veles, i cili arriti i pari në vendin e ngjarjes, kreu ekspertizë të fatkeqësisë, informoi zëdhënësi Veroljub Dodevski. Bëhet fjalë për një zjarrfikës 19-vjeçar nga fshati Sogle, i cili me automjetin e tij ishte nisur për në punë në NJTZ në veles, transmeton MIA.

Zëdhënësja e IPSH Spitali i përgjithshëm Veles, dr. Vesna Ndellkovska Nikollova deklaroi se djali është pranuar në Qendrën urgjente.

“Pas kontrollit i është bërë tomografi kompjuterike dhe janë konstatuar lëndime të rënda në kokë, gjakderdhje mes shtresave të trurit. Për shkak të lëndimeve serioze, djali në gjendje të vetëdijshme është dërguar në Klinikën për neurokirurgji në Shkup”, thekson Nedellkkovska Nikollova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button