KOVID-19 në RMV: Një 80-vjeçar ndërroi jetë, 26 raste të reja, 36 janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara ka ndërruar jetë 1 person nga virusi korona, 26 persona janë infektuar, ndërkaq 36 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 57, të infektuarve në 1326, ndërkaq të shëruarve në 337, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria informojnë se pacienti që ka ndërruar jetë është në oshë 80-vjeçare nga Shkupit, i cili është shëruar në Klinikë nga 21 prilli.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 26 raste të reja, apo sipas qyteteve: 11 – Shkup, 6 – Strugë, 3 – Tetovë, 2 – Kumanovë, 1 – Manastir, 1 – Gostivar, 1 – Vinicë dhe 1 – Negotinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 pacientë, 2 prej tyre në mjekim spitalor dhe 34 në mjekim shtëpiak. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë: 15 nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 6 nga Prilepi, 3 nga Velesi, 2 nga Koçani dhe 1 nga Probishtipi.

Pacientë kritik të cilët janë në ventilim mekanik janë 6, ndërkaq me sëmundje më të rëndë janë edhe 19 pacientë të cilët janë me ndihmë për oksigjen.

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 450
  • Kumanovë – 355
  • Prilep  – 131
  • Tetovë – 68
  • Veles – 62
  • Strugë – 61
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Koçan – 29
  • Manastir – 18
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 13
  • Kriva Pallankë – 5
  • Kavadar – 5
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Negotinë – 4
  • Krushevë – 3
  • Kërçovë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1
  • Pehçevë – 1
  • Vallandovë – 1
  • Vinicë – 1

Në ditënatën e kaluar, janë bërë 400 teste. Nëpërmjet IShP-së 22, nëpërmjet Fakultetit të Veterinarisë 12, Avicënës 15, Biotekut 52, Filipi i Dytë 76, Sistina me PCR metodë 16 dhe AShAM 4. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 14.057 testime për KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button