Pas dy testeve negative, kryetari i Çeshinovë-Obleshevë do të kthehet në punë

Pas izolimit dyjavor në shtëpi, kryetari i Komunës Çeshinovë Obleshevë, Goranço Kërstev, i cili më 8 prill u identifikua si i infektuar me virusin korona, pas kryerjes së dy testimeve tani ka dalë negativ, njofton Portalb.mk.

“Sot i mora rezultatet e dy testeve të bëra në Institutin për Shëndet Publik të cilët nuk tregojnë praninë e virusit. Gjatë dy javëve të kaluara, derisa isha në karantinë, fare nuk kam pasur simptoma të KOVID-19, por i kam respektuar masat për mbrojtje. Gjithashtu të njëjta janë rezultatet edhe të bashkëshortes sime, për shkak së cilës vlerësoj se ishte i panevojshëm tërë paniku dhe qëndrimet negative në opinion për mua dhe për anëtarët e familjes sime”, informoi Kërstev.

Ai prej nesër do të shkojë në punë në komunë.

Kërstev fillimisht ishte testuar pasi që në fund të muajit mars ka qenë te berberi në Koçan, i ndërroi jetë nga virusi korona në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Funksionarë tjerë të cilët janë infektuar me virusin korona janë, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe deputetja Keti Smilevska.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.300, ndërkaq 56 kanë ndërruar jetë. Rastet aktive në RMV janë 943.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button