Arritën në RMV 12 ventilatorë dhe 5.000 maska, donacion nga BE

Si pjesë e ndihmës projektuese të Bashkimit Evropian prej 4 milionë eurove për nevojë urgjente mjekësore, sot në Shkup arritën 12 makina për asistim të frymëmarrjes – ventilatorë, por edhe 5 mijë maska mbrojtëse “N95”, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. Furnizimi është realizuar nëpërmjet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS, në bashkëpunim me SÇE-në, njofton Portalb.mk.

“Këto 12 pajisje do t’i përforcojnë kapacitetet e sistemit të shëndetësor për ballafaqim me epideminë dhe për trajtim përkatës të pacientëve, që është një nga sfidat kryesore në trajtimin e epidemisë. Në këto rrethana komplekse dhe kushte të vështira për prokurimin e këtyre pajisjeve për frymëmarrje, prokurimi dhe sjellja e këtyre pajisjeve është një sukses i madh “, theksoi Osmani, duke u shprehur mirënjohje të veçantë përfaqësuesve të BE-së në vend dhe administratës përgjegjëse të prokurimit.

Ventilatorët që sot mbërritën në vend janë të prodhuan në Korenë e Jugut, dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 prill, mbetet që përmes UNOPS-it të sigurohen edhe tetë pajisje të tjera të frymëmarrjes, apo gjithsej 20. Në kuadër të ndihmës së Bashkimit Evropian, në vazhdimësi po arrijnë pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse sipas listës së konfirmuar të prioriteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button