Koreja e Jugut, shirita elektronikë për shkelësit e karantinës

Koreja e Jugut duke filluar nga java e ardhshme do t’u vendosë shirita elektronikë personave që injorojnë urdhrat e karantinës në shtëpi, duke përdorur teknologjinë e fundit të ndjekjes për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit (COVID-19), transmeton Portalb.mk.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip sot deklaroi se ata që refuzojnë të vendosin shiritin elektronik do të dërgohen në strehimore, ku do t’u kërkohet të paguajnë për akomodimin.

Zyrtarët thanë se rreth 46.300 persona aktualisht janë nën karantinë. Numri u rrit ndjeshëm pasi qeveria filloi të zbatojë karantinë 14-ditore për të gjithë pasagjerët që vijnë nga jashtë nga 1 prilli në mes të përkeqësimeve të përhapjes së virusit në Evropë dhe SHBA.

Megjithëse individëve të karantinuar u kërkohet të shkarkojnë një aplikacion ndjekjeje që paralajmëron autoritetet nëse largohen nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre janë kapur duke dalë jashtë dhe duke lënë telefonat e tyre brenda.

Shiritat e dorës do të komunikojnë me aplikacionet e telefonit përmes ‘Bluetooth’ dhe do të alarmojnë autoritetet në rast se njerëzit largohen nga shtëpia ose përpiqen të heqin shiritat elektronikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button