Teravia e parë në Shkup, muezini e thirri ezanin, xhemati në shtëpi për shkak KOVID-19 (FOTO-GALERI)

Besimtarët myslimanë prej sot e fillojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit, i cili do të zgjatë 30 ditë, gjegjësisht deri më 23 maj, njofton Portalb.mk.

Në namazin e parë të tearivsë, gjegjësisht mbrëmjes së parë përpara se besimtarët myslimanë të fillojnë me agjërim, për dallim prej viteve të kaluara kur xhamitë stërmbusheshin me besimtarë, këtë herë për shkak të pandemisë së KOVID-19, vetëm muezini e thirri ezanin, ndërkaq xhemati në shtëpi lutet dhe i kryen obligimet fetare.

Bashkësia Fetare Islame prej më 17 mars e ka pezulluar faljen namazeve nëpër xhami, me qëlli të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona.

Për muajin e Ramazanit, BFI mori edhe disa vendime plotësuese.

  • Për çdo ditë gjatë Ramazanit në xhami të qëndrojnë Imami, Myezini, Kryetari i Mexhlisit të Xhamisë, apo njëri nga anëtarët e Mexhlisit, për të qenë në lidhshmëri të përhershme me xhematin.
  • Gjatë muajit të Ramazanit për çdo kohë të namazit të thirret ezani, ndërkaq pas namazit të drekës të lexohet mukabele, mundësisht ajo të dëgjohet edhe jashtë xhamisë.

Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, reis’ul-Ulema, haxhi efendi Sulejman Rexhepi, apo kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, ka apeluar që gjatë këtij muaji të shenjtë të respektohen urdhrat e autoriteteve për izolim, me qëllim që të parandalohet pandemia.

“Për fat të keq, kësaj here ky muaj i shenjtë vjen në një kohë delikate e të vështirë për tërë njerëzimin, i cili po lufton me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19. Ndodh në kohën kur të gjithë Ne po përpiqemi të mbrojmë veten dhe familjet tona, të mbrojmë shoqërinë e të mbrojmë popullin. Konkludojmë se karantimi apo izolimi në rastet e shfaqjeve të epidemive apo pandemive, është detyrim islam i obligueshëm, urdhër i Pejgamberit (a. s.) që duhet me patjetër të respektohet, ndërsa menaxhimi i këtyre pandemive si, mënyra e izolimit, koha e izolimit – janë çështje të ekspertëve të lëmive përkatëse”, tha Rexhepi.

Portalb.mk ju sjellë një galeri me fotografi nga xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, e cila ashtu edhe si xhamitë tjera, për herë të parë nuk priti xhemat gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Xhamia e Mustafa Pashës, gjatë kohës së virusit korona (23.04.2020)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button