Audi Q8 në treg në vitin 2017

Revista britanike “Car Magazine” njofton që “Audi” ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin dhe prodhimin e SUV-it të ri luksoz. Bëhet fjalë për coupe-crossover i cili do të duhet ta ketë shenjën Q8, ndërsa në treg mund ta presim deri në vitin 2017.

Q8 do të bazohet në gjeneratën e ardhme të modelit Q7, platformën të cilën do ta shfrytëzojnë edhe Porsche Cayenne dhe VW Touareg. Vlen të thuhet se pritet që Q8 do të bazohet në versionin e shasisë me hapësirën e zgjatur ndërboshtore.

Duke iu falënderuar përdorimit të gjerë të aluminit modeli i ri Q7 do të duhet të jetë për rreth 300 kilogramë më i lhetë se momentali, ndërsa nga kjo do të përfitojë edhe Q8. Nën kapakë gjenden motorët e dëshmuar V6 dhe V8, ndërsa pritet edhe plug-in versioni hibrid. Sa i përket dizajnit, “Audi” do të vazhdojnë në drejtimin e njëjtë dhe kjo nuk befason marrë parasysh popullaritetin momental.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për konceptin crossover coupe të ngjashëm me atë të BMW X6 mund të presim një lartësi pak më të vogël, pamjen më të theksuar sportive dhe dozën e caktuar të agresivitetit. Nëse kjo ka sukses në treg “Audi” do të mund të përgatisë tërë serinë e modeleve nën shenjën “Q” (Q2, Q4 apo Q6)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button