fbpx

Covid-19, Shtëpia e Bardhë zhvendos fokusin tek rihapja e ekonomisë

Për javë të tëra, administrata e Presidentit Trump ka theksuar rreziqet e koronavirusit në përpjekje për të bindur amerikanët që të qëndrojnë në shtëpi. Tani, ndërsa Presidenti Donald Trump synon një rihapje të shpejtë në mbarë vendin, ai përballet me një sfidë të re: bindjen e amerikanëve se rikthimi i normalitetit është i sigurt.

Kjo është një çështje e rëndësishme për vendin e goditur rëndë nga koronavirusi, dhe një element i rëndësishëm politik për zotin Trump, rizgjedhja e të cilit ka të ngjarë të varet nga ritmi e rimëkëmbjes ekonomike., transmeton VoA

A mundet vendi të tejkalojë frikën nga virusi dhe të kthehet në rutinë të modifikuar normale, duke bërë atë që është e mundur për të zbutur rrezikun e COVID-19, por duke e pranuar se mund të jetë një fakt i jetës për vitet e ardhshme?

“Ne duhet të krijojmë një lloj besimi në Amerikë që i nxit të gjithë njerëzit të kthehen në punë,” tha Kevin Hassett, këshilltar për eknominë i Shtëpisë së Bardhë. “Dhe kjo do të kërkojë testim dhe besimin se vendi juaj i punës është një vend i sigurt për shëndetin, por edhe besim në ekonominë e vendit.”

Në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët besojnë se kanë hyrë në një kapitull të ri të masave ndaj pandemisë, duke kaluar nga një gjendje krize për kontrollimin e pandemisë në atë të menaxhimit të saj.

Kjo filloi të enjten e kaluar me lëshimin e udhëzimeve për guvernatorët për rihapjen e sigurt të ekonomisë në shtetet e tyre. Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence uraun Amerikanët për suksesin në “nivelizimin e kurbës” së rasteve me koronavirus.

Një ditë më vonë, një numër zyrtarësh të lartë mjekësorë të administratës u përpoqën të siguronin vendin se kishte komplete të mjaftueshme të testeve për të filluar lehtësimin e masave kufizuese.

Guvernatorët kanë filluar të heqin kufizimet që atëherë, përfshirë lëvizjet agresive të njoftuara të mërkurën në Montana dhe Oklahoma.

Guvernatori i Montanës u dha shkollave dritën jeshile për të rihapur dyert e tyre në fillim të majit, dhe Oklahoma do të lejojë që sallonet e bukurisë, floktoret dhe qendrat për kujdesin e kafshëve shtëpiake të rihapen të premten.

Presidenti Trump, në konferencën e tij të shtypit në mbrëmje, megjithatë u shpreh kundër hapave të guximshëm të guvernatorit të Xhorxhias, Brian Kemp për rihapje. “Unë nuk jam dakord me këtë,” tha ai. “Unë mendoj se është shumë shpejt.”

Lëvizjet e guvernatorëve përkuan me një lajm të zbehtë në të gjithë vendin. Numri i të vdekurve në Masaçusets kaloi shifrën 2,000 të mërkurën, duke u dyfishuar në krahasim me javën paraprake. Rreth 16,000 njerëz mbeten të shtruar në spitalet e Nju Jorkut. Një fabrikë mishi në Ajova që është jetike për furnizimin me mish derri të vendit është thertorja e fundit që mbyllet për shkak të shpërthimit të koronavirust në mesin e punonjësve të saj. Duke marrë parasysh rënien e gjatë dhe brutale të ekonomisë, Kongresi është në prag të miratimit të një pakete tjetër financiare prej 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button