Sulmohet me gurë autobusi në rrugën Kondovë – Rashçe

Një incident ka ndodhur sot në rrugën Kondovë – Rashçe, kur persona të panjohur kanë sulmuar me gurë autobusin me numër 11 që udhëtonte drejt fshatit Rashçe të rrethinës së Sarajit. Incidentin e ka konfirmuar edhe policia.

“Në ora 13:00 në rrugën Kondovë – Rashçe autobusi i ndërmarrjes publike JSP me numër 11 në lëvizje nga ana e një personi të panjohur me mjet të fortë është thyer dritarja e pasme. Punojmë në zbardhjen e rastit” – tha Liza Bendevska, zëdhënëse e SPB Shkup.

Sipas policisë, nuk mund të konfirmohet nëse incidenti ka prapavijë etnike, pasi akoma nuk është i ditur identiteti i sulmuesve. Por qytetarët e kësaj ane për Portalb kanë konfirmuar se autobusi është sulmuar nga disa të rinj maqedonas nga lagjja fqinje Gjorçe Petrov. Nuk ka të dhëna për udhëtarë të lënduar./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button