fbpx

Kur “Dokaz” pa dëshmi akuzon për krim të supozuar

Burimi: KriThink

Subjekti i këtij recensioni është seria e artikujvenë të cilat pa dëshmi, akuzohet një funksionar publik për kriminalitet. Kur nuk ka dëshmi, ajo është shpifje. Përndryshe, kushdo mund të bëjë akuza kundër kujtdo pa i mbështetur fare ato me dëshmi. Këto artikuj nuk mbështeten në argumente, ato bazohen në spekulime, e disa nga pretendimet as që mund të verifikohen. Janë bërë një numër fyerjesh kundër funksionarit, për pamjen e tij fizike, është përdorur fjalor i pahijshëm dhe vulgar. Publikimet nuk janë në formatin e një teksti gazetaresk, nuk kanë as hyrje, përpunim dhe mbarim.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal: Drejtori i “MakedonijaPat”-it, Bekim Mehmedi, ka vjedhur me paturpësi nga shteti dhe ka reketuar biznesmenë?!

Data dhe koha e publikimit: 15.4.2020

Data e recensionit: 17.04.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Teksti nuk bazohet aspak në parimet gazetareske, të cilat përfshijnë marrjen e deklaratave, publikimin e dëshmive me shkrim, siç janë fletë-pronësitë, kontaktimi i institucioneve dhe çdo gjë tjetër që është detyrë gazetareske. Në kundërshtim me këto parime, këtu ka shpifje, është dhënë një listë spekulative, jo e saktë, e pasurive të patundshme, dhe ato i përshkruhen drejtorit të “MakedonijaPat”-it si pronë dhe krim i dyshuar, e me këtë rast përmenden personalitete dhe rrethana familjare. Pa hyrë në motivet për një publikim të këtillë, do të përmendim vetëm se ekziston një procedurë ligjore dhe procedurë për zbulimin e pasurive të blera, eventualisht, në mënyrë të paligjshme.

Për më tepër, artikulli pretendon se disa ndërmarrje gjoja nuk mund t’i arkëtojnë paratë e tyre për shërbimet e kryera, por edhe për këtë nuk është ofruar asnjë dëshmi. Nuk tregoohet se cilat janë ato ndërmarrje, e nuk ka deklarata as nga menaxherët. Teksti është thjesht i varfër me fakte, por i pasur me akuza.

Në artikulli gjithashtu është dhënë një link që çon në një publikim tjetër (nga një ditë më parë – 14.04.2020) përplot me akuza që e dëmtojnë nderin dhe reputacionin e funksionarit të përmendur dhe familjes së tij. Mirëpo, sulmet ndaj drejtorit të “MakedonijaPat”-it vazhduan edhe të nesërmen (16.04.2020), në tekst që nuk është shkruar në alfabetin cirilik, dhe nuk ka as shenja pikësimi. Në të është publikuar një letër nga gjoja një punonjës, ku akuzohet drejtori për ryshfet, korrupsion, tenderë të rremë, por edhe për këto nuk ka asnjë dëshmi.

Nuk është kontaktuar asnjë institucion për të vërtetuar se a është duke u hetuar funksionari, nuk është kërkuar fletë-pronësi, nuk është pyetur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.  Për këto pretendime dhe akuza nuk ka as dëshmi materiale, të shkruara, dokumente ose deklarata nga palët e pretenduara të dëmtuara.

Askush nuk mund të shpifë, të kërkojë përgjegjësi dhe ta vë në pikëpyetje reputacionin dhe privatësinë e dikujt, pa dëshmi të bazuara dhe të forta, pa hulumtim të thellë, burime të qëndrueshme që do të jenë të gatshme të qëndrojnë pas asaj që e kanë thënë. Përndryshe, pretendimet e bëra nuk janë të besueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button