OBSH: Gjysma e viktimave nga virusi korona në Evropë janë në shtëpitë e të moshuarve

Kreu i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën tha se gati gjysma e vdekjeve nga Covid-19  në të gjithë kontinentin kanë qenë në azilet e të moshuarve, transmeton OraNews.

“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore,” tha Kluge gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

Kluge tha se punonjësit e shëndetit në institucione të tilla shpesh ishin të mbingarkuar dhe me paga të ulëta dhe kërkoi që atyre t’u jepej më shumë pajisje mbrojtëse dhe mbështetje, duke i përshkruar ata si “heronj të heshtur” të pandemisë.

Ai tha se ndërsa shpërthimi i koronavirusit në disa vende evropiane duket se po stabilizohet ose po zvogëlohet, pandemia ende është shumë larg përfundimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button