Lojtarët e ekipit italian u shëruan nga koronavirusi

Sampdoria ka njoftuar se të gjithë lojtarët e saj që më herët kishin rezultate pozitive për koronavirus, tashmë janë të shëruar, transmeton Koha.net.

Klubi i Serie A kishte refuzuar të konfirmonte se sa lojtarë të tij ishin prekur nga koronavirusi.

Manolo Gabbiadini ishte i pari lojtar te Sampdoria që doli pozitiv për koronavirus. Ai u testua pozitivisht më 12 mars, ndërsa pas tij nga Covid – 19 u prekën edhe Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby, Jakub Jankto, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski.

Edhe Omar Colley fillimisht ishte thënë të jetë prekur, por testi i dytë i tij doli negativ.

Kur numri u rrit, Sampdoria lëshoi një komunikatë përmes të cilës bëri të ditur se nuk do njoftoi për secilin lojtar apo anëtar të stafit që do të prekej nga pandemia. Sipas Sampdorias kjo po bëhej për të ruajtur privatësinë e lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.

Një komunikatë e lëshuar të enjten nga Sampdoria, ka konfirmuar se të gjithë në klub që ishin të prekur, tashmë janë të pastër, përkatësisht të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button