Qeveria e Kosovës shkarkoi disa borde tjera

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ai i “Ibër Lepencit”, si dhe bordi i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren janë shkarkuar të enjten nga Qeveria në detyrë, transmeton Koha.net.

Ky vendim i Qeverisë është marrë në mbledhjen e 26-të. Arsyeja, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është “keqmenaxhimi dhe shkeljet e evidentuara edhe nga raportet e auditimit”.

Bordi i mëparshëm i KEK-ut, i shkarkuar sot, përbëhej nga Faruk Hajrizi, Gjelosh Vataj, Mehdi Pllashniku, Izet Ibrahimi, Fllanza Beqiri-Hoxha dhe Ilir Rama. Izet Ibrahimi dhe Fllanza Beqiri-Hoxha janë pjesë e aktakuzës për “faljen e hidrocentraleve”.

Në vend të tyre, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve. Në KEK janë emëruar: Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore; Merita Kasapolli, drejtore; Arbnor Pula, drejtor; dhe Bezad Halilaj, drejtor.

Në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenc”ndërkaq janë emëruar: Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore; Alban Fetahu, drejtor; Bekim Selimi, drejtor dhe Nazmi Pllana, drejtor.

Ndërkohë, në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren janë emëruar Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor; Arieta Vula-Pozhegu, drejtore; Altin Sahiti, drejtor dhe Edmond Halimi, drejtor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button