Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me kërkesë deri te qytetarët

Banka Popullore e RMV-së kërkoi nga qytetarët prej të hënës të mos vizitojnë bankat në periudhën 08:00-12:00, pasi është periudha kur mund të dalin pensionistët të marrin pensionet, transmeton Portalb.mk.

Pensionet mund të merren edhe prej nesër, por vetëm nëpërmjet kartelave, njoftojnë nga Banka.

BPRMV-së njoftoi se pensionistët mund të marrin pensionin e prillit prej nesër përmes bankomateve.

Banka kërkoi nga pensionistët që nuk kanë kartelë, që në momentin kur do të shkojnë të marrin pensionet, të plotësojnë kërkesën për marrjen e kartelës.

Pensionistët që nuk kanë kartela, pensionet mund t’i marrin sipas këtij orarit:

27 prill: pensionet deri 11,000 denarë

28 prill: pensionet prej 11,001 deri 14,000 denarë

29 prill: pensionet prej 14,001 deri 18,000 denarë

30 prill: pensionet mbi 18,000 denarë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button