Tetovë, mblidhet Forumi i gruas, tema dhuna në familje

Forumi i gruas sot organizoi një tryezë të rumbullakët, në të cilën morën marrë pjesë përfaqësues nga policia e Tetovës, komuna e Tetovës komunat rurale, përfaqësues nga ana e gjykatës së Tetovës , sektorit për punë dhe politikë sociale.

Xhane Kreshova, kryetare e Forumit të gruas,  tha se qëllimi i këtij debati është që të mbajmë ligjerata edhe në shkollat fillore që fëmijve t’ua ngrisim vetëdijen se çka do të thotë diskriminimi gjinor dhe ata të jenë të vetëdijeshëm për këtë. “Ne tash e tre vjetë punojmë  kundër dhunës në familje dhe do të mundohemi që ta nxjerim edhe jashtë mureve të shtëpisë, të luftojmë kundër dhunës edhe në ambiente të hapura, në rrugë dhe kudo që ajo është e pranishme”.

Ndryshe,  kohëve të fundit rastet e dhunës në familje kanë filluar të marrin një kahje tjetër, duke filluar të paraqiten më shumë në organet e rendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button