Inva Mula, qytetare nderi e Komunës Çair

Nesër, më datë 05 dhjetor 2012, me fillim nga ora 15:00, artistja më e madhe shqiptare që performon në skenat botërore, Inva Mula, do të shpallet qytetare nderi e Komunës Çair.

Solemniteti do të mbahet në ambientet e komunës Çair, ku të pranishëm do të jenë figura publike, artistë si dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë.

Ajo nesër, në Hotelin Alexandar Palace në orën 19:00 do ta promovojë edhe albumin e saj të ri i cili përmbëhet nga një përmbledhje prej 12 këngëve patriotike, midis të cilave edhe Himni Kombetar shqiptar, pas promovimit të librit të bashkëshortit të saj, z. Hetem Ramadani.

Më poshtë shikoni një ndër prezantimet më të suksesshme të Mulës dhe kënaquni me zërin e saj mahnitës në filmin e Hollywood-it “The fifth element”. Rolin kryersor në këtë film e ka Bruce Willis dhe Mila Jovoviç./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button