RMV në NATO, siguri për vendin dhe fitore historike për brezin tonë

Sot, Maqedonia e Veriut është shteti i 30’të i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nga Amerika e Veriut dhe Evropa – NATO. Por, ç’do të thotë të jesh pjesë e kësaj Aleancës ushtarake më të fuqishme? Kjo nënkupton mbrojtje e lirisë dhe e sigurisë të vendeve të veta anëtare me anë të mjeteve politike dhe ushtarake. NATO mbron vlerat e përbashkëta të demokracisë së aleatëve, lirinë e individit, rendin ligjor, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe nxit përhapjen e këtyre vlerave nëpër të gjithë zonën Euro-Atlantike, shkruan Portalb.mk.

Duke patur parasysh se Maqedonia e Veriut në dekadën e fundit ka ecur në një periudhë turbulencash dhe pasigurie si nga politikat e brendshme ashtu edhe nga faktorët politik të jashtëm, me gjithë përpjekjet e saj arriti të formojë strategji, për anëtarësimin në Aleancën Veri Atlantike të NATO’s.

Ambasadori Francës, në Shkup, Kristian Timonie e sheh anëtarësimin e Maqedonisë, në NATO, si siguri dhe qëndrueshmëri të vendit, ku kjo siguron edhe rajonin.

“Përshëndesim hyrjen e merituar të Maqedonisë së Veriut në NATO, gjë që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në konsolidimin e stabilitetit të vendit, si dhe të rajonit, dhe do të jap njëkohësisht në kuadër të Aleancës, kontributin e tij të plotë si vend, në afirmimin e interesave strategjike evropiane”, tha për Portalb.mk, ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie.

Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie

Rrugëtimi i shtetit për anëtarësim në NATO, nuk ka qenë i lehtë. Por, me anëtarësimin RMV promovon vlerat demokratike. Kjo e bën shtet i angazhuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, si dukuri brenda shtetit, por kësaj here mosmarrveshjet e politikave botërore, siç është edhe misioni i kësaj aleance.

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, i cili është njohës i mirë i ngjarjeve, në tre dekadat e fundit të Kosovës, por edhe Maqedonisë thotë se per shtetin dhe qytetarët e saj anëtarësimi është një histori në vete. Por, edhe përmirëson në planin e mirëqenies sociale, zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, barazinë etnike, sigurinë rajonale.

“Antaresimi në Aleancën Veriatlantike të NATO-s, si dhe  perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut  është  një temë tejet e rëndesishme historike dhe krucale për RMV, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore.

Për këto dy vitet e fundit, RMV ka bërë reforma dhe hapa shumë të guximshme në planin e brendshëm si dhe atë ndërkombetar. Nënshkrimi i marrëvrshjes së Prespës, marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, pastaj protokolli i NATO-s dhe fillimi i negociatave drejt Bashkimit Evropian, padyshim se kanë një impakt dhe shanse historike për RMV edhe në planin e mirëqenies sociale, zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik, barazinë etnike, sigurinë rajonale dhe avancimin e agjendës euro-atlantike.

Ky antarësim i RMV në NATO, padyshim reflekton pozitivitet dhe relaksim imediat në gjithë rajonin, këtë pjesë të Evropës dhe më gjërë.

Ballkani Perëndimor ka nevojë për reforma të thella demokratike, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka nevojë për siguri dhe paqe, e këtë më së miri e garanton NATO dhe partneriteti ballkanik dhe euro-atlantik”, tha për Portalb.mk, ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Gjergj Dedaj

Nano Ruzhin, ish ambasador në NATO thotë se Maqedonia mori një kthesë tjetër, të drejtë dhe të fuqishme.

“Të jesh anëtar i njëndër fuqive ndërkombëtare të organizatës politike dhe sigurisë, ku me Maqedoninë e Veriut bëhen 30 shtete është sukses i madh i diplomacisë, por edhe një mirënjohje e shtetit tonë. Antarsimi në këtë aleancë shihet në shumë nivele. Të fillosh nga ato më bazike, që nënkupton ndërhyrje në kriza më të mëdha botërore. Ushtria jonë duhet të jetë interoperative, por të harmonizohet e drejta, udhëheqja, tendosje, të gjitha deri te klasifikimi i informacioneve, mësim-trajnimi në nivel. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së që është pjesë e secilës ndërlidhshmëri që shteti ka me Aleancën -NATO. Në anën tjetër niveli i brendshëm, shteti pre-ristrukturohet, respektivisht e drejta e Aleancës nënkupton kontroll të përgjithshme në fuqitë e një shteti”, tha për Portalb.mk, nga Shkupi Nano Ruzhin ish ambasador në NATO.

Nano Ruzhin
Nano Ruzhin

Në nivel të jashtëm RMV ka marrë reputacion të lartë, integritet dhe sovranitet, thotë Ruzhin dhe shton se Aleanca ka edhe aspekte positive ekonomike, sepse shtetet anëtare të Aleancës, edhe pse e dijmë që NATO nuk është organizatë financiare, mirëpo kur ka mungesë si të teknologjisë, pjesë të aviaconit, paisje të ndryshme dhe nevoja adekuate, përkrah shtetet anëtare të saj.

Ai kujton kur RMV mori rreth 30 milion euro për korrigjim të nevojshëm dhe ristaurim të rrugëve, përshkak të krizës së Kosovës, si tenka dhe të ngjajshme. Kjo do të thotë ndihmë, solidaritet, përkrahje në kohë të nevojshme. NATO duhet patur parasysh se ka një sistem demokratik duke përfshi ekonominë dhe problemet sociale dhe të mos harrojmë që secili vend i ardhur nga komunizmi në NATO dhe BE, është në të mire të këtyre shteteve, përfundoi Ruzhin, ish ambasadori i NATO’s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button