U shfuqizua ndalesa për lëvizje në malet e RMV-së

Prej sot qytetarët do të munden sërish të lëvizin nëpër malet e Maqedonisë së Veriut. Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski, me kërkesë të NP “Pyjet e Maqedonisë”, e ka shfuqizuar ndalesën për lëvizje në mal dhe tokë malore me të cilën menaxhon NP “Pyjet e Maqedonisë”, të miratuar më 16 prill të këtij viti, njofton Portalb.mk.

“Me ndryshimin e kushteve klimatike dhe zhvillimin pranveror të vegjetacionit, zvogëlohet rreziku nga paraqitja e zjarreve në ambient të hapur dhe për shkak të kushteve të reja të krijuara Ministria e Bujqësisë me kërkesë të NP “Pyjet e Maqedonisë”, e ka shfuqizuar ndalesën për lëvizje në mal dhe tokë malore. Vendimi hyn në fuqi prej spt, 24 prill”, thonë nga Ministria.

NP “Pyjet e Maqedonisë” thonë se do të vazhdojnë ta ndjekin situatën me malet dhe lëvizjen e qytetarëve dhe nëse vlerësohet se përsëri do të krijohen kushtet, ndalesa sërisht do të hyjë në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button