KOVID-19, në Prilep dhe Kumanovë u shpërndanë maska falas, Tetova “pret donacion”

Për tre komunat të cilat e kanë numrin më të madh të të infektuarve, pas Shkupit, dhe që trajtohen si “vatra” të virusit korona, Kumanova, Prilepi dhe Tetova para disa ditëve u ndërmorën masa të veçanta, një pjesë e cilave prej sot vlejnë për gjithë qytetarët e RMV-së. Të 3 komunat kanë i janë qasur në mënyra të ndryshme vendimit për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse. Qytetarët të brengosur për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë çdo ditë maska, shkruan Portalb.mk.

Një ndër masat e veçanta dhe të obligueshme për qytetarët e Komunës së Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit që u soll në mbledhjen e 43-të të mbajtur online nga Qeveria e RMV-së ishte kjo:

-Dekret për mbajtje obligative të maskave në objekte të mbyllura në komunat: Tetovë, Kumanovë dhe Prilep. Mund të përdoret maskë medicinale, por edhe maska prej materialeve tjera, shami ose shall. Me rëndësi është të mbulohen hunda dhe goja.

Menjëherë pasi u bë publike kjo masë për tre komunat e lartpërmendura, kritikat kryesore erdhën nga qytetarët të cilët brengoseshin për atë se a do të mund të përballojnë që çdo ditë të blejnë nga një maskë, marrë parasysh faktin se maskat më ekonomike dhe ata që realisht janë të përballueshme për qytetarët, vlejnë vetëm për një përdorim.

Duhet theksuar fakti se kjo masë nga dita e sotme është bërë e obligueshme për të gjithë qytetarët e RMV-së, pa marrë parasysh komunën të cilës i takojnë, sipas këtij vendimi qytetarët duhet të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë e tyre, përkatësisht gjatë lëvizjes në vendeve dhe hapësirave publike të llojit të mbyllur dhe të hapura, deri me datë 30 prill në rast të shkeljes së kësaj mase do të ketë paralajmërime, më pas do të pasojnë gjobat.

Maskat mbrojtëse që prodhohen nga familja Iljazi në Tetovë.
Maskat mbrojtëse që prodhohen nga familja Iljazi nMaskat mbrojtëse që prodhohen nga familja Iljazi në Tetovë.ë Tetovë.

Komunat e lartpërmendura kanë pasur reagime të ndryshme sa ju përket këtyre masave të veçanta, përderisa Komuna e Prilepit vendosi menjëherë të ju dalë në ndihmë qytetarëve, dy komunat tjera ju qasën problemit më ndryshe.

Komuna e Prilepit përballë “masave të veçanta”

Komuna e parë e cila përveshi krahët dhe vendosi të ju ndihmojë qytetarëve për këtë ishte Komuna e Prilepit, zyrtarët e kësaj komune shpërndanë falas 15,000 maska mbrojtëse nga virusi korona.

10,000 nga këto maska janë distribuuar deri te kryetarët e bashkësive urbane, 3,000 maska mbrojtëse morri shoqata e penzionerëve, 500 maska u distribuuan deri te shoqata e penzionerëve invalid kurse të tjerat ju shpërndanë qytetarëve në rrugë.

Ndryshe, në Spitalin Klinik të Prilepit janë gjithsej të hospitalizuar 19 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Dy janë në gjendje më të rëndë ndërsa të tjerët në gjendje stabile, në izolim shtëpiak janë gjithsej 334 persona, kurse numri i të infektuarve është 131.

Komuna e Kumanovës përballë “masave të veçanta”

Shumë reagime e kritika për masën e lartpërmendur erdhën nga kumanovarët, të njëjtit ankoheshin për koston e lartë të maskave mbrojtëse, marrë parasysh se të njëjtat siç thonë ata “nuk vlejnë në qoftë se përdoren dy here”.

Nga ana tjetër, maskat të cilat janë të ripërdorshme kanë një kosto më të lartë dhe duke konsideruar situatën aktuale ku një numër i madh i qytetarëve kanë ngelur pa punë, këto maska janë të papërballueshme.

E këto kritika mesa duket i kanë rënë në vesh Shtabit të Krizës të kësaj komune. Në seancën e djeshme të këtij shtabi, anëtarët e të njëjtit obliguan Komunën e Kumanovës që të siguroje sasi shtesë të maskave mbrojtëse, të cilat përmes shtabit do të ju shpërndahen falas qytetarëve në disa pika.

“Shtabi mbetet në të gjitha kërkesat e deritanishme, rekomandime dhe sugjerime drejtuar Qeverisë së RMV-së dhe të gjitha institucioneve dhe Komisioneve të tjera shtetërore”, theksohet në kumtesë.

Ndryshe, numri i të infektuarve në këtë komunë ka arritur në 353, edhe atë vetëm sot janë evidentuar 11 raste të reja.

Komuna e Tetovës përballë “masave të veçanta”

Nuk ishin më të pakët reagimet e qytetarëve të kësaj komune në lidhje me vendimin e Qeverisë për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse, menjëherë pas publikimit të kësaj mase.

E nga Komuna e Tetovës këtij problemi ju qasën pak më ndryshe, për kryetaren Arifi, ishte e papranueshme që maskat mbrojtëse të jenë të obligueshme në hapësirat publike, ajo kërkoi nga Qeveria që të hiqet kjo pjesë dhe të bëhet e obligueshme mbajtja e tyre vetëm në hapësira të mbyllura.

Mesa duket kjo kërkesë e kryetares Arifi u pranua, meqenëse tash maskat mbrojtëse janë të obligueshme vetëm në hapësirat e mbyllura.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të kënaqur nevojat e qytetarëve, të njëjtit vazhdimisht përmes komenteve në rrjetet sociale kërkojnë maska falas, me arsyetimin se të njëjtat nuk i përballojnë dot.

Për dallim nga Komuna e Prilepit dhe ajo e Kumanovës, Komuna e Tetovës nuk ka ndonjë plan konkret për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët e kësaj komune, të pyetur nga Portalb.mk, ata na thanë se për këtë “presin donacion nga Qeveria e RMV-së”.

Numri i të infektuarve me virusin korona në Komunën e Tetovës ka arritur në 63, vetëm sot janë evidentuar 3 raste të reja pozitive.

Ndryshe, në nivel shtetëror numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 1300, edhe atë 56 persona kanë ndërruar jetë kurse janë shëruar 301 pacient.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button