Osmani dhe Ademi në testin e parë për virusin korona kanë dalë negativ, duhet të bëjë edhe nga një tjetër

Zv/kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nëpërmjet Fejsbukut njoftuan se testi i parë për COVID-19 u ka dalë negativ, megjithatë duhet të testohen edhe njëherë, njofton Portalb.mk.

“Pas një javë izolim, testi i parë për Covid 19 – NEGATIV. Në bazë të vendimit duhet edhe 7 ditë të qëndroj në izolim dhe pastaj testi i dytë”, shkruan Osmani.

“Bazuar në protokollet e parapara shëndetësore më është bërë testi për praninë e virusit COVID-19, e që fatmirësisht rezultoi NEGATIV! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, njëkohësisht u dëshiroj shërim sa më të shpejtë edhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Apeloj te të gjithë qytetarët, të respektojnë rregullat, të qëndrojnë në shtëpi, t’i kushtojmë vëmendje higjienës dhe të mbajmë distancë mes nesh prej 2 metër! Bashkë do t’ia dalim!”, shkruan Ademi.

Osmani dhe Ademi u vendosë në karantinë, bashkë me disa kolegë të tij të Qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin, Oliver Spasovski, pasi që ishin për vizitë në Kumanovë, ku janë takuar me kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski, i cili doli pozitiv në COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button