Prokuroria kërkon të gjobiten 23 protestues të Hasanbegut me nga 3.500 euro, gjithsej 80.500 euro

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, sot deri te Gjykata Penale e Shkupit ka dorëzuar propozim për t’u gjobitur me nga 3.500 euro 23 persona të cilët protestuan në lagjen Hasanbeg më 13 prill, si shenjë revolte pasi që Policia i kishte arrestuar tre persona nga kjo lagje për shkelje të orës policore, njofton Portalb.mk.

Shuma e përgjithshme për të gjithë të dënuarit është 80.500 euro.

“Prokuroria ka identifikuar 23 persona të cilët rreth orës 22, gjatë kohës së orës policore, janë grupuar jashtë shtëpive të tyre në Hasanbeg. Me këtë ata kanë vepruar në kundërshtim me vendimin për ndalesë të lëvizjes, të miratuar nga Qeveria për parandalimin e virusit korona”, thonë nga Prokuroria.

Njëkohësisht, Prokuroria njoftoi se Gjykata Penale, tanimë i ka dënuar me nga 5.000 euro 3 personat të cilët u arrestuan në Hasanbeg, dhe për të cilët u shkaktua dhe protesta.

Dje MPB-ja theksoi se vazhdojnë me masat dhe aktivitetet adekuate me qëllim identifikimin edhe të pjesëmarrësve tjerë.

Banorët e Hasanbegut, sipas një videos në rrjetet sociale thonë se kanë dalë për të protestuar pasi që, sipas tyre, policia tre personat kur i kanë arrestuar kanë qenë në oborrin e tyre dhe nuk e kanë shkelur orën policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button