FMN: RMV-ja ka sistem bankar stabil dhe likuid

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka publikuar raportin për Maqedoninë e Veriut, të përgatitur gjatë miratimit të vendimit për mbështetje financiare nëpërmjet instrumentit për financim të shpejtë. Ashtu siç informojnë nga Banka Popullore e RMV-së, në raport është konstatuar se, përpara se të fillojë pandemia e KOVID-19, themelet e ekonomisë së RMV-së janë vlerësuar si të shëndosha, njofton Portalb.mk.

“Sipas FMN-së, ajo është e dukshme nëpërmjet rritjes ekonomisë solide dhe disperzuese, pozitës së jashtë të qëndrueshme, por edhe sistemit bankar likut dhe shumëkapitalizuar. Fokusi është vendosur edhe në pritjet e efekteve të goditjes aktuale nga karakteri ekonomik, gjatë së cilës deri më tani masat dhe aktivitetet e ndërmarra për ndihmë ekonomike, vlerësohen si përkatëse”, thonë nga BPR.

Në lidhje me politikën monetare, është konstatuar se tani për tani mbetet e relaksuar, gjatë së cilës, BPRM duhet që ta mbajë fokusin e saj në mbajtjen e mëtutjeshëm të stabiliteti të kursit të këmbimit. Për masat në lidhje me sistemin bankar, thonë se lënë hapësirë për ristrukturim të kredive të sektorëve më të goditur, me ndjekje të përforcuar të performancave.

“Ruajtja e stabilitetit financiar mbetet prioritet”, është theksuar në raport. Nga FMN theksojnë se edhe gjatë viteve të kaluara është përforcuar likuiditeti i sistemit bankar, që konfirmohet edhe nëpërmjet mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të vitit të kaluar, e cila kap vlerën e 16,3%. Realizimi i performancave, ashtu siç është theksuar në raport, tani lë hapësirë të mjaftueshme që sistemi bankar t’i absorbojë humbjet eventuale për shkak të krizës-korona, pa e rrezikuar stabilitetin e saj”, thonë nga BPRM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button