RMV, Gjoba prej 20 euro për personat që nuk do të mbajnë maskë

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për mbajtje të obligueshme të maskës, i cili tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Për mosrespektimin e këtij vendimi, parashikohen edhe gjoba prej 20 euro për persona fizike, ndërsa deri më 2000 euro për persona juridike, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit, qytetarët duhet të mbajnë maska kur dalin nga shtëpitë e tyre, përkatësisht gjatë lëvizjes në vendeve dhe hapësirave publike të llojit të mbyllur dhe të hapura.

Përjashtim për këtë rregull ka nëse:

personi mban mbrojtje të posaçme në fytyrë, në kuadër të kryerje të obligimeve të punës

rri në oborr të shtëpisë apo ndërtesës ku banon

qarkullon me biçikletë apo është duke bërë sport në ambient të hapur si aktivitetet individuale sportive

udhëton me automjet me persona me të cilët banon në bashkësi apo amvisëri

lëviz në vende dhe hapësira publike të hapura dhe i përmbahet tërësisht distancës minimale të lejuar prej më së paku dy metra.

Ndërkohë, personat juridik janë të obliguar që në objektet e tyre të sigurojnë mbajtje të mbrojtjes personale për të gjithë të punësuarit, si dhe të ndalojnë hyrje dhe lëvizje nëpër këto hapësira për çdo person fizik i cili nuk mban maskë.

Gjobë prej 500 euro do të shqiptohet për çdo person përgjegjës në personin juridik nëse vepron në kundërshtim me këto rregulla me fuqi ligjore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button