Bexheti për Monstrën, është sfidë serioze para prokurorisë

Një ditë pas sjelljes së vendimit që gjykimi për rastin “Monstra” të fillojë më 20 dhjetor,  ministri për drejtësi i Maqedonisë, Blerim Bexheti, garanton se si për të gjitha proceset gjyqësore ashtu edhe për rastin Monstra do të veprohet sipas ligjit dhe drejtësisë.

‘Ne duhet të krijojmë parakushte për informim të drejtë të opinionit, edhe në prononcimet e më herëshme për rastin Monstra kam thënë, kam deklaruar dhe rideklaroj se pas paraqitjes së dallimeve ku është fakt që pat edhe protesta për këtë rast, para gjykatës para prokurorisë është një sfidë serioze që ti eliminon gjitha këta dyshime, këta dallime në intepretim dhe ashtu siç është në gjith botën, edhe në Republikën e Maqedonisë Gjykatat duhet që në bazë të drejtësisë kur do të shqyrtojnë të gjitha faktet në suaza të ligjeve dhe kushtetutës që mbi të gjitha drejtësia të jetë mbi tavolinë’ tha Bexheti.

Ndryshe, Bexheti ka mohuar zërat të cilat qarkullojnë në opinion se kryeministri Nikolla Gruevski ia ka marrë ingerencat dhe ato ia ka dhënë sekretarit shtetëror. 

‘Me ministrinë e drejtësisë, si me gjithë ministritë tjera udhëheq ministri. Sekretarët shtetërorë kanë kompetenca me ligj, unë për së pari herë e dëgjoj këtë, dhe nuk ka mundësi ligjore dhe reale të ndodhin gjëra të tilla. Aspak këto nuk janë të vërteta’ decid Bexheti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button