Lituania do të fillon t’i lehtësojë masat kufizuese, do t’i largojë të gjitha nga 11 maji

Qeveria lituaneze njoftoi se këtë javë do të fillojë t’i lehtësojë masat e izolimit, të cilat ishin marrë muajin e kaluar për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Falë masave të rrepta, Lituania e shmangu rritjen e madhe të rasteve me Covid-19, e cila është parë në pjesët e tjera të Evropës, si në Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe2, tha drejtori i Autoritetit të Shëndetit Publik në një letër drejtuar qeverisë, transmeton Zëri.

Sipas faqes zyrtare të qeverisë në internet, dyqanet mund të rihapen nga 23 prilli, ndërsa bizneset shërbyese, siç janë sallonet e floktarëve, bibliotekat dhe muzetë, mund ta vazhdojnë punën nga 27 prilli.

Bizneset do të jentë të detyruara që ta kufizojnë numrin e klientëve në jo më shumë se një person për 10 metra katrorë, shkruan “The Guardian”.

Ndonëse më parë ishte paralajmëruar se të gjitha masat kufizuese do të largohen nga 27 prilli, qeveria njoftoi se një gjë e tillë do të bëhet më 11 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button