“WhatsApp” ka gati ndryshimin që do e donim të gjithë

Aplikacioni i komunikimit “WhatsApp” sjell një lajm të mirë për përdoruesit e saj në këtë ditë karantinë, ku njofton se shumë shpejt do të mund të bëjnë telefonatë në një grup me 8 pjesëmarrës.

Programi ka rritur numrin e pjesëmarrësve në një thirrje në grup, me video dhe audio.

Kjo veçori nuk është ende e aksesueshme, por pas testimit, kompania do ta vendosë në funksion të iOS dhe Android, transmeton Java News.

Që kjo të jetë e realizueshme, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë versionin e fundit të “WhatsApp”.

Me shtimin e më shumë pjesëmarrësve, “WhatsApp” po kërkon të konkurrojë aplikacione të tjera si Zoom dhe Google Meet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button