Rama tregoi dy qytetet që do hapen të para

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një hapje graduale të disa bashkive në varësi të shifrave të personave të infektuar me koronavirus, duke marrë shembull Kruja me më shumë të infektuar për nga numri i banorëve e cila nuk do ketë asnjë masë toleruese. Ndërkohë që qytete me numër të ulët personash të infektuar, tha Rama, do kenë një hapjes më të madhe.

“Nëse hapim kudo njësoj dhe njëkohësisht ne rrezikojmë të zgjerojmë veprimin e armikut. Numri i të infektuarve rritet përtej një niveli garancie për sistemin shëndetësor.

Në një zonë si Gjirokastra apo Dibra do kemi më shumë lehtësim, për momentin asnjë lehtësim, për Tiranën dhe Durrësin që janë të populluara një lehtësim të moderuar. Pastaj ecuria do varet edhe nga shifrat. Kjo qasje do na garantoje me një risk më të ulët.

Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizje. Fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj. Sjellja e duhur e komunitetit mund ta mbajë riskun e ulët në vazhdimësi. Ky është parimi i fragmentimit të valës goditëse të armikut. Prej javësh së ardhshme në bazë të hartës së epidemisë do pilotojmë një lehtësim masash në zonat me risk të ulët”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button