ASH-ja, Alternativa dhe PDSH-ja janë për mbledhjen e Kuvendit

Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH-ja kanë përkrahur nismën për mbledhjen e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pasi një nismë e tillë sot u konkretizua me 20 nënshkrime të LSD-së.

“Përkrahim iniciativën për thirrjen e parlamentit. Të formohet qeveria e unitetit nacional”, deklarojnë nga PDSH-ja.

Deri më tani rreth 30 deputet e kanë mbështetur nismën për mbledhjen e Kuvendit.

Ndryshe, Grupa parlamentare e LSDM-së ka mbledhur 20 nënshkrime, aq sa është e nevojshme sipas Rregullore, që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, të thirr seancë. Iniciativën me nënshkrime do tia dorëzojnë nesër kryeparlamentarit.

Qëllimi i deputetëve të LSDM-së, është që Kuvendi të konfirmoj vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dy herë radhazi. Pendarsovski ka shpallur gjendje të re të jashtëzakonshme më 18 prill, pasi nuk ka pasur Kuvend që ta votoj atë që u shpall më 18 mars.

Mbledhja, siç theksojnë, mund të thirret me 20 nënshkrime të mbledhura nga deputetët, në bazë të nenit 67 të Rregullores për punë të Parlamentit në të cilën në paragrafin dy parashihet se “Kryetari i Kuvendit mund të thirr mbledhje edhe me kërkesë të presidentit të Republikës, Qeverisë dhe së paku 20 deputetëve”. Sipas nenit 63 paragrafi 4 nga Kushtetuta, ndërkaq, “mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdojë  vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme apo luftës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button