Mjekët shqiptarë përkrahin grevën, nuk anashkalojnë pacientët

Mjekët e Maqedonisë të hedhur në grevë të cilët kundërshtojnë vendimet e Ministrisë për shëndetësi, e cila parasheh paga në bazë të punës së bërë, thonë se nuk lënë anash pacientët edhe përskaj asaj që janë grevistë.

Dega e odës së mjekëve të Tetovës, sipas kryetarit të saj Ylber Besimi, thotë se i përkrah kërkesat e gjithë mjekëve por nuk le anash pacientët.

‘Si degë e odës së mjekëve të Tetovës, ne i kemi përkrah kërkesat që janë në spikamë, në kuptim të rritjes së rrogave, modifikimi i projektit pagë sipas punës do të thotë edhe rregullimi i ligjit për punëtorë shëndetësor. Mjekët nuk mund të qëndrojnë në grevë klasike, ashtu siç mendohet dhe ashtu siç del në opinion sepse nuk janë punëtor të sporteleve dhe mund ta mbyllin sportelin, por secili pacient që vjen kontrollohet, pra trajtohen vetëm urgjencat’ tha Besimi.

Edhe shërbimi i ndihmës së shpejtë është në dispozicion të pacientëve me nevojë, tha Gëzim Nuredini.

‘Ne jemi tek shërbimi i ndihmës së shpejtë punojmë në raste urgjente dhe nuk i takojmë asaj kategorie, për arsye si shërbim, sepse kemi të bëjme vetëm me raste urgjente, klinikat tjera janë në grevë’ tha Nuredini.

Përveç në Shkup, grevë po mbahet edhe në qytete të tjera, si: Tetovë, Shtip, Veles, Strugë dhe institucione tjera shëndetësore të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button