Mjeku Arben Agolli rifilloi punën pasi e mundi virusin korona

Arben Agolli, mjeku nga Dibra që ishte një nga qytetarët e infektuar nga virusi korona, tashmë ka filluar përsëri të ushtron punën e tij si mjek në ambulancën e tij private, transmeton Portalb.mk.

“Filluam me punë pasi që të gjitha testet treguan rezultat negative. Jemi tërësisht në shërbim të fëmijëve. Në turnin e parë patëm rreth njëzet kontrolle”, tha Agolli.

Përveç Agollit, në këtë ambulancë ishte i infektuar edhe mjeku Ylber Kokale, i cili njëjtë e tejkaloi këtë sfidë.

Përndryshe, më 17 mars Agolli përmes rrjeteve sociale ka bë të ditur se personeli i ambulancës do të jetë në karantinë, pas rezultateve pozitive.

“Për shkak se personeli rezultoi pozitiv prej nesër ordinanca është në karantin 2 javë”, pati shkruar Agolli në FB.

Ndryshe, në Dibër ka një javë që nuk ka raste të reja me virusin korona, derisa kemi rritje të numrit të pacientëve të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit nga virusi korona ka ndërruar jetë 1 person dhe janë regjistruar 28 raste të reja, asnjëri nga Dibra. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1259 persona ndërsa raste aktive janë 931. Janë shëruar 272 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 56.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button