Berisha në Vlorë: Shtetësi të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen

Ligj për shtetësinë shqiptare për çdo shqiptar kudo që ndodhet.  Kjo është nisma më e re e qeverisë së Shqipërisë, deklaruar nga kreu i saj nga Vlora, aty ku Berisha u mblodh, njësoj si Ismail Qemali, 100 vite më parë.

Sipas kreut të qeverisë, ligji nuk ka asnjë synim elektoral, pasi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve e për këtë do të bashkëpunohet me opozitën.

“Ligji do hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit”- tha Berisha, duke kërkuar mirëkuptimin e bashkëkombësve. “Zgjedhjet janë proces themelor dhe asnjë forcë politike nuk duhet të ndiejë presion, pas kësaj do shohim si do shkojmë me të drejtën e votës për gjithë shqiptarët”- tha ai.

“Dalin një seri detyrash në mënyrë që të bashkohemi me njëri- tjetrin dhe Evropën. Unë jam i bindur se kjo platformë iu jep përgjigjen më të shkëlqyer dhe përfundimtare cështjes shqiptare në Ballkan. Askush nunk mund të mohojë që shqiptarë në padrejtësitë më të mëdha të kohës u copëtuan në 5 shtete. Ata të cilët kishin krijuar shtet dekada para nesh dhe u vërsulën mbi këtë komb me projektet nga më ogurzeza”- tha Berisha.

Sipas tij, mjafton të kujtojmë se qeveria e Ismail Qemalit dhe vetë themeluesi i pavarësisë, baba i pavarësisë u detyruar të largohej.

Berisha ka folur gjerë e gjatë për historine, duke thënë se shqiptarët janë të lirë, por të ndarë.

“Sot shqiptarët janë të lirë, por sërish jetojnë në 5 shtete dhe kudo ato ndodhen në tokat dhe trojet e tyre, kudo ato janë të përkushtuar në projektin e integrimit Evropian, si e ardhmja e tyre më e shkëlqyer. Projekt i cili historikisht ka realizuar për Evropën një mrekulli të vërtetë, së pari në rrafshin moral. Ka qenë dhe mbetet projekti më i shkëlqyer i bashkëpunimit të kombeve të këtij kontinenti”,- tha Berisha.

Sipas tij, të ndarë disa shtete, shqiptarët nuk munden të konsiderohen ndryshe veten përveçse vëllezër ne gene, kulturë, identitet dhe kjo është dhe ky është realitet i padiskutueshëm.

Mbledhja 

“Ketu u mblodh ajo që do të quhej pleqësia e do ishte e barabartë me një këshill shteti apo senat, si do shpreheshin aty përfaqësues të kuvendit. Qeveria e parë në historinë e shqiptarëve, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Krujës me propozim të kryetarit të saj do zgjidhej nga Kuvendi ndonëse në mbledhjen e parë Kuvendi kishte autorizuar kryeministrin Ismail Qemali të zgjidhte qeverinë, por më 4 dhjetor në prani të 63 anëtarëve të kuvendit. Pas debatesh, procedohet duke ia lënë kuvendit”-tha Berisha, duke iu drejtuar ministrave.

Mbledhja mbahet ne muzeun e qytetit, në katin e dytë të ndërtesës, pikërisht në dhomën e Këshillit të Ministrave.

Muzeu që prej ditës së sotme deri në përfundim të mbledhjes do te qëndrojë i mbyllur për publikun, ndërsa masat e sigurisë në ndërtesë do të jenë të larta.

Qeveria e parë shqiptare e 1912-s
Më 4 dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e parë me Kryeministër Ismail Qemalin, të përbërë nga 10 ministra. Zv.kryeministër Dom Nikoll Kaçorri; ministër i Brendshëm Myfit Libohova; ministër Arsimi Luigj Gurakuqi; ministër i Drejtësisë Petro Poga; ministër i Bujqësisë; Pandeli Cele; ministër i Financave Abdi Toptani; ministër i Luftës Mehmet Pash Dërralla; ministër i Punëve Botërore Mit’hat Frashëri; ministër i Postë-Telegrafës Lef Nosi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button