RMV, Janë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës parlamentare

Grupa parlamentare e LSDM-së ka mbledhur 20 nënshkrime, aq sa është e nevojshme sipas Rregullore, që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, të thirr seancë. Iniciativën me nënshkrime do tia dorëzojnë nesër kryeparlamentarit, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Nga kabinet i Xhaferit kanë thënë se për iniciativën, ai do të prononcohet pasi të pranoj atë. Xhaferi ka deklaruar disa herë se Kuvendi i cili është shpërbërë, nuk mund të thirret përsëri, ndërsa nëse dikujt i pengon që deputetët marrin paga deri në zgjedhjen e përbërjes së re parlamentare, atëherë le ta ligjin dhe t’i ndërpresë pagat.

Deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec, tha se pikërisht për këtë, duhet të thirret Kuvendi. Ai deklaroi se, jo rastësisht, janë lënë mandatet dhe pagat e deputetëve, që në përjashtime të rralla, në kushte të luftës apo në gjendje të jashtëzakonshme, ato të mund të mblidhen dhe të jenë kontrollues të qeverisë dhe të urdhëresave me fuqi ligjore që i sjell.

Qëllimi i deputetëve të LSDM-së, është që Kuvendi të konfirmoj vendimet e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dy herë radhazi. Pendarsovski ka shpallur gjendje të re të jashtëzakonshme më 18 prill, pasi nuk ka pasur Kuvend që ta votoj atë që u shpall më 18 mars.
Nga kabineti i Xhaferit nuk kanë komentuar para se të sillet një iniciativë e tillë eventuale, nëse do të mbahet seancë parlamentare, as ku do të mbahej ajo.

Sipas masave qeveritare, ndalohet grupimi i më shumë se dy personave dhe sipas deputetëve të LSDM-së, seanca mund të mbahet edhe online, në seancën plenare ku mbahet seancat e zakonshme si dhe në sallën e madhe, e cila është më e madhe se ajo plenare dhe aty të votohen vendimet e Pendarovski, sepse kështu kërkon Kushtetuta.

Por, kjo organizimi i kësaj, është punë e kryeparlamentarit dhe sekretarit gjeneral të Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button