Komuna e Tetovës ka filluar shpërndarjen e 300 llaptopëve për nxënësit që kanë mungesë të tyre

300 llaptopë nga Komuna e Tetovës do të ju shpërndahen nxënësve të cilëve ju nevojiten këto pajisje për ndjekjen e mësimit online, shpërndarja e pajisjeve ka filluar që sot, njofton Portalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur që të gjithë nxënësit të cilët kanë mungesë të këtyre pajisjeve dhe me këtë nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online, të paraqiten te Komuna e Tetovës për të marrë një llaptop.

Këto pajisje do të mund të shfrytëzohen deri në shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për mbylljen e shkollave, më pas të njëjtat do të duhet ti kthehen komunës.

Komuna e Tetovës ka filluar me shpërndarjen e llaptopëve për nxënësit që kanë mungesë të pajisjeve dhe nuk kanë mundësi ta ndjekin procesin mësimor online.

Bëhet fjalë për 300 laptopë të shkollave të cilët nxënësit do t’i marrin në përdorim në shtëpi përderisa është në fuqi vendimi i qeverisë për mbyllje të shkollave dhe mësim online” kumtuan nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, nga muaji mars ka hyrë në fuqi masa e Qeverisë për mbajtjen e mësimit online kurse që atëherë shumë nxënës janë ankuar për mungesë të pajisjeve elektronike për ndjekjen e mësimeve, për shkak të mundësive të dobëta ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button