Mbi 700 mijë persona të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 700 mijë, transmeton Portalb.mk.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 701.070 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara janë Gjermania me 99.400, Spanja me 85.915, SHBA-ja me 82.973, Kina me 77.151, Irani me 60.965, Italia me 51.600 dhe Franca me 39.181.

Ndërsa në Turqi theksohet se deri më tani janë shëruar 14.918 persona.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.571.660 ndërsa 178.281 e kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka mbi 1.6 milionë raste aktive që presin të shërohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button