Maqedonia e Veriut do të jetë e kyçur në hulumtimin global të OBSh-së, për zvogëlimin e pasojave në ekonomi nga COVID-19

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska, sot informoi se në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm të odës internacionale ekonomike, Xhon Denton, së bashku e filluan projektin për hulumtim global me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për sfidat nga KOVID-19 me të cilat përballet sektori privat, njofton Portalb.mk.

Ajo tha se, deri më tani në këtë projekt janë kyçur 94 shtete, me kontribut më aktiv në hulumtim nga ShBA, Kanadaja, Meksika, Australia, Portugalia, Italia, Irlanda dhe Suedia.

“Do të angazhohemi në mënyrë aktive që kompanitë e vendit, por edhe ato të rajonit të japin kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti, që të fitohet pasqyrë e qartë për gjendjen në sektorin privat, me qëllim që të zhvillohen nevojat por edhe drejtimet e duhura për ballafaqim me krizës”, deklaroi ajo.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus theksoi se ky projekt do të mundësojë të shqyrtohet vijimi momental i aktiviteteve afariste.

“Këto informata do të na ndihmojnë që t’i hartojmë praktikat më të mira dhe të kuptojmë më mirë se ku ne dhe autoritetet shëndetësore nacionale duhet ta drejtojmë vëmendjen tonë. Informatat e gjeneruara nga hulumtimi, do të na ndihmojnë që të realizojmë përgjigje efektive, duke shpëtuar jetë dhe duke minimizuar dëmet ekonomike”, deklaroi Adanom Gebrejesus.

Ndërkohë, sekretari gjeneral i Odës Ekonomike Internacionale, Xhon Denton, e cila ka zyra nacionale në mbi 100 shtete në botë dhe është përfaqësues institucional i mbi 45 milionë kompanive në nivel global, ka bërë thirrje për dorëzim të të dhënave në mënyrë masovike për gjetjen e zgjidhjeve më cilësore tani dhe në të ardhmen.

Sipas Lidhjes së Odave Ekonomike, pandemia është gjendje globale shëndetësore dhe sociale e jashtëzakonshme e krizës, për të cilën është i nevojshëm aksion urgjent i qeverive në mbarë botën jo vetëm për sanimin e pasojave shëndetësore, por edhe të atyre ekonomike.

Rezultatet përfundimtare, LOE dhe Oda ekonomike internacione do t’i publikojnë pas përfundimit të hulumtimit muajin e ardhshëm, pas çka do të vijojë analizë me vendim për mekanizma për rindërtim, por edhe për krijim të mekanizmave mbrojtëse për zbatim të ardhshëm në kohë me kriza të ngjashme shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button