KOVID-19, KE-ja propozoi pako 3 miliardë eurosh për 10 vende, 160 milionë euro për RMV-në

Komisioni Evropian (KE) propozon që të sigurohen tre miliardë euro për mbështetje të 10 vendeve, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, prej atje vlerësojnë se pakoja e tillë është e nevojshme që të kufizohen pasojat negative ekonomike dhe sociale nga kriza shëndetësore me virusin korona, njofton Portalb.mk.

Për Maqedoninë e Veriut, KE-ja propozon që të ndahen 160 milionë euro, për Shqipërinë – 180 milionë, për BeH-në 250 milionë euro, për Kosovën – 100 milionë euro, për Malin e Zi – 60 milionë euro.

Jashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pushteti ekzekutiv evropian mendon se do t’u jenë të nevojshme 150 milionë euro Gjeorgjisë, 200 milionë Jordanisë, 100 milionë Moldavisë, 600 milionë Tunizisë dhe 1,2 miliardë euro Ukrainës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Shtetet përfituese të propozimit 3 miliardësh euro të Komisionit Evropian për virusin korona janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Kjo është pjesë e strategjisë së re “Ekipi Evropa” i Bashkimit Evropian, qëllimi i së cilës është që t’u ndihmohet vendeve partnere.

Fondet do të jenë në disponim për 12 muaj në formë të huamarrjes “me kushte shumë të mira” që të ndihmohen vendet për stabilizim të gjendjes makrokonomike dhe për zbutje të pasojave negative socioekonomike nga kriza KOVID-19.

Propozimi tani duhet që të pranohet nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Komisioni kërkon nga dy institucionet që urgjentisht të jepet dritë jeshile.

“Kësti i parë do të lirohej sapo që të miratohet propozimi, ndërkaq i dytë nga shtatori ose nga fillii i vitit 2021, nëse masat politike lidhur me atë zbatohen në kohë”, vlerëson Komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button