Komiteti i Helsinkit: Rastet me gjuhë të urrejtjes kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar

Komiteti i Helsinkit ka njoftuar sot se, gjatë muajit mars të vitit 2020, janë regjistruar 110 raste të gjuhës së urrejtjes, që është 100% më shumë se periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

“Numri më i madh i rasteve të regjistruara kanë të bëjnë me situatën me pandeminë me virusin korona, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit të Maqedonisë së Veriut dhe me atë orë policore, si dhe reagimi i opinionit në lidhje me masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë. Trafik më i madh digjital dhe me atë, reagime në mediat sociale është vërejtur pas përfundimit të konferencës për media të ministrit të Shëndetësisë në emër të Shtabit të Krizës”, kanë njoftuar nga Komiteti i Helsinkit.

Në komunikatë thuhet se, numri më i madh i denoncimeve apo 72%, ka të bëjë me përkatësinë etnike dhe përkatësinë politike, ndërsa 18% ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Komiteti i Helsinkit i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë gjuhën e urrejtjes në mediat sociale në platformën www.govornaomraza.mk, apo në Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button