Dita e Planetit Tokë

Që nga vegjëlia, kemi dëgjuar shprehje të tilla si ‘’Ruajeni Mjedisin‘’. Sa do të doja që qyteti im të jetë i bukur , i pastër etj . Pothuajse çdo vend në botë ka nxjerrë një sërë ligjesh mjedisore. Ndonjëherë  ligjet janë armët e vetme që janë në gjendje të kontrollojnë aktivitetet e epokës moderne. Ligjet e mjedisit nuk janë të ndryshme nga ligjet e tjera që kanë qenë në vende nëpër  shekuj.

Megjithatë, unë besoj fuqimisht se pa vetëdije mjedisore dhe një ndjenjë përgjegjësie ndaj mjedisit, këto ligje nuk do t’i shërbejnë qëllimit të tyre. Sot, duke qenë jo vetëm një qytetare, por edhe një studente / profesoreshë ,  e kuptojmë se kemi përgjegjësi morale ndaj mjedisit. Është rinia e sotme që do të mbajë pasojat e veprimeve të sotme. Është detyra jonë të sigurohemi që veprimet tona ti bëjmë mirë në mjedis dhe të mos shkaktojnë dëm më shumë se se ata më para.

Si brez i ri, zëri jonë ka rëndësi. Fjalët tona  kanë rëndësi. Ne kemi borxh aq shumë për këtë planet pas gjithë mundësive dhe edukimit me të cilin jemi pajisur. Përpjekje të mëdha duhet të bëhen për sa i përket pastrimit të ajrit dhe pastrimit të ujit. Sot ne po përjetojmë humbje, vuajtje dhe sfida të pashembullt si rezultat i COVID-19. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit.

Uroj shëndet për ata  që vuajnë nga virusi korona  dhe për ata heronj  që janë në vijën e parë të frontit ju faleminderit! Kjo pandemi globale ka prekur jetën e përditshme të të gjithëve dhe na ka bërë përshtypje fakti që solidariteti është gjithçka në jetë. Shpresoj se ne të gjithë do  të mësojmë nga kjo përvojë e hidhur dhe se fryma e solidaritetit do të shtrihet në të gjitha përpjekjet tona. Përvoja jonë me COVID19 tregon se ne, pra i gjithë njerëzimi, nuk jemi të ndarë nga bota përreth nesh.

Ne duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur planetin tonë dhe ekosistemet që ndikojnë në çdo aspekt të jetës njerëzore.Ne  duhet të angazhohemi të gjithë, përfshirë neve të  rinjve që do të trashëgojmë këtë planet. Edukimi është thelbësor për mbrojtjen e Planetit Tokë. Për një të ardhme të shëndetshme për të gjithë njerëzit e planetit! Për një të ardhme të shëndetshme, pa maska, doreza dhe barna, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë
Gëzuar Ditën e Tokës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button