RMV, Qeveria vendosi që të lehtësojë orën policore, por paraqiti disa detyrime tjera për gjithë qytetarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, vendosi që të shkurtoj orën policore. Me kërkesë të Komisioni për sëmundje infektive, ora policore gjatë ditëve të punës do të fillojë nga ora 19:00 – 05:00, ndërsa gjatë fundjavë, ora policore do të fillojë të shtunën prej orës 15:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00. Ky vendim i Qeveris, do të hyj në fuqi nga dita e nesërme, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka konfrimuar edhe kryeministri, Oliver Spasovski, në profilin në Facebook, i cili ka shkruajtur se kanë vendosur që të lehtësojnë edhe orarin për lëvizjen e të moshuarve.

“Ndalesa për lëvizje në të gjithë shtetin, do të fillojë në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në 05:00 të ditës së nesërme. Për personat mbi 67 vjeç, do të lejohet lëvizja çdo ditë pune nga ora 05 në mëngjes deri në 12. Të rintjë deri në 18 vjeç, do të mund të dalin nga e hëna deri të premten nga ora 13:00 deri në 19:00. Janë lehtësuar edhe kufizimet për lëvizje gjatë fundjavës. Prej tani, ndalesa për lëvizje do të fillojë nga ora 15:00 të shtunën dhe të do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00. Për personat mbi 67 vjeç, të shtunën lëvizja do të lejohet nga ora 05 deri në orën 11, ndërsa personat deri në 18 vjeç, do të mund të dalin nga ora 12:00 deri në orën 15:00”, ka shkruajtur Spasovski.

Kryeministri Spasovski për ndryshimit të orës policore, sqaroi se prej tani maskat do të jenë të detyrueshme.

“Prej nesër do të jetë e detyrueshme që gjithë qytetarët në gjithë vendin të mbajnë maska, shalla ose mindila ashtu që të mbulohet huna dhe goja”, deklaroi Spasovski.

Kryeministri gjithashtu njoftoi se do të jetë e ndaluar edhe grumbullimi i më shumë se dy personave, duke mos llogaritur fëmijët nën 14 vjeç.

Pas paraqitjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut, fillimisht ora policore ka filluar të zbatohet prej 21:00 deri në 05:00 dhe e njëjta ka zgjatur disa ditë dhe më pas u ndryshua me kohëzgjatjen e orës policore prej 16:00 deri në 05:00. Njëkohësisht nga Qeveria disa herë informuan se lehtësime të masave restriktive priten prej 1 majit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit nga virusi korona ka ndërruar jetë 1 person dhe janë regjistruar 28 raste të reja. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1259 persona ndërsa raste aktive janë 931. Janë shëruar 272 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 56.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button